Atë e hoqën nga piedestali
Atë e hoqën nga piedestali,
e shembën,
e rrëzuan krejt përdhe,
buçiste mbarë sheshi,
buçiste bulevardi,
kudo kish ngazëllim,
kudo hare.
Atë e hoqën nga piedestali,
tiran ai ishte,
jo liberator,
buçiste mbarë sheshi,
buçiste bulevardi,
u shemb përdhe
kush ish aq madhështor.
Ata e shëmbën që e lartësuan,
ata që kishte ndrydhur,
kish zhgënjyer,
ata prej tij
që ligësht u mashtruan,
dhe turma çfryn,
gjëmon e ngazëllyer.
Procida, l2.ll.92